Tuesday, October 4, 2022
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-"Lotët e burrit bien nga thellësia e dhimbjes, që mban...

Pirro Minella Millona-“Lotët e burrit bien nga thellësia e dhimbjes, që mban brënda dhe rrokullisen duke u shndruar në orteqe …..!

“Lotët e burrit bien nga thellësia e dhimbjes, që mban brënda dhe rrokullisen duke u shndruar në orteqe …..!!!”

……Pas disa skicave të prekshme dhe të ndjeshme më kanë ardhur shumë mesazhe këtu.

I mirëkuptoj dhe i falenderoj për kujdesjen.

Por më kuptoni edhe burri qan, ka shpirt të ndjeshëm, të brishtë, është në brëndësi të jetëve të atyre, që e rrethojnë.

-Ka dhimbje, qan kur humb foshnjën e tij të sapo lindur, atë krijesë që e dëshironte ta bëjë gjysh, kur të rritej dhe të vishej nuse të dalë nga shtëpia e tij.

-Ka dhimbje, qan dhe lotët e tij bien në zemrën e të dashurës, që humb, që mbart atë brengën e pashlyeshme për tërë jetën.

-Ka dhimbje, qan kur shikon “vocërrakun”, “Lulin” e Migjenit, që del herët nga shtëpia për të siguruar atë kafshatë buke, kur për rreth shikon padrejtësitë dhe “zullumqarët” e pushtetarëve.

-Ka dhimbje, qan, kur në rubrikat televizive tregon për dhunën karshi një gruaje të zakonshme, nga burri, por më e rëndë është dhunimi nga mbarë shoqëria, që e lë në mëshirën e fatit, ajo grua mund të ishte edhe motra e secilit prej nesh.

-Ka dhimbje, qan kur shikon që rrugët e qytetit kanë mbetur të shkreta, nuk ka më rini, se kanë marrë arratinë nga sytë-këmbët për një jetë më të mirë, se Atdheut ynë i dashur me pushtetarët e “limaksur” nuk lënë gur pa prishur. Ata e dinë se do të jenë gjithmonë një “gur e shkulur” nga vendi i tyre atje në mërgimin e hidhur.

-Ka dhimbje dhe qan kur shikon atë të moshuarin, që arrin tek dera e marketit, fut duart në xhepat e tij dhe kontrollon një copë herë dhe kthehet përsëri nuk futet brënda. Nuk ka mundësi të blejë një pije të ftohtë të njomë fytin e tharë…

-Ka dhimbje e qanm, kur shikon, që ne kronikat televizive ka vetëm dhunë, grabitje, vrasje.

-Ka dhimbje, qan kur shikon kombin e tij që plaket për ditë, ku mosha mesatare është rritur me një plakje tepër të shpejtë, ku numri i lindjeve barazohet me numrin e vdekjeve, biles këtë vit vdekjet dominojnë mbi lidjen e popullatës. Ku në dy martesa një përfundon në divorc, ku familja dikur e konsoliduar tani nuk ka as formë as përmbajtje.

Mos harroni se AI BURRE, që sot qan, ka qënë fëmi, u rrit u bë djalë, u burrërua, në një burrë të devotshëm, krijoi familje dhe u bë baba dhe fitoi më vonë statusin e bukur të gjyshit e në të gjithë këtë rrugë ka provuar gëzime, ku ka gëzuar dhe qeshur, por ka provuar edhe shumë hidhërime ku ka qarë. Është njeri me shpirt, me gjak, me ndjenjë, me pasione …

…..Lotet e burrit nuk janë dobësi, ata lotë janë të nxehtë, tepër të nxehtë dhe të fuqishëm. Besomëni se lotët e burrit janë madhështi një mishërim i vërtetë i ndjesisë së shpirtit të tij.

Lëreni burrin të qajë, të nxjerrë brengën, që mban në shpirtin e tij të trazuar…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT