Thursday, September 29, 2022
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-NUK JE PERËNDI

Gjelina Maçi Keci-NUK JE PERËNDI

NUK JE PERËNDI
Ti që the kurrë nuk gabova ,
i përsosur jam vetëm vetë .
E lumtur gjithmonë unë jetova
Askush s’të merr për të vërtetë

.
Goja flet çfarë të thotë mëndja,
dhe pse gënjeshtrën ti zbukuron.
Atje thellë honeve që ka zemra,
Si gjilpër gjithnjë të thumbon.


Vizitore jemi në këtë jetë,
që nuk di për asgjë kur lind,
mos të gënjejë mëndja e shkretë,
në rrugë të shumta ,që se bëre një gabim.


Që në krijesë bote rron e thëna,
faji mbet gjithmonë jetim,
s’mbeti kush ëngjëll nga nëna,
veç atëherë kur linde në fillim.


Kot nuk quhesh njeri!
Mund të gabosh dhe me gojë.
Nuk gabon veç një perëndi,
lum ai që me faj nuk do shkojë.

Artikulli paraprakNatasha Ilia-PUTHJA KA FESTË..??
Artikulli i ardhshëmMimoza Nebiaj-Të prita
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT