Friday, March 29, 2024
BallinaSportJoshua dhe Usyk në radarin e Wilder

Joshua dhe Usyk në radarin e Wilder

Deontay Wilder ka filluar të mendojë për duelin pas Robert Helenius.

Ish-kampioni i WBC, Deontay Wilder do të kthehet në ring për herë të parë pas humbjes ndaj Tyson Fury, për t’u përballur me Helenius.

Megjithatë, ‘Bomberi i Bronztë’ po bën edhe plane më afatgjate dhe po mendon për duelin pasues.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Wilder ka emra si Anthony Joshua e Oleksandr Usyk në listën e ngushtë të dëshirave.

Gjasat janë të mëdha që Usyk të përballet me Wilder, nëse Joshua përballet me Fury.

Një tjetër opsion, nëse të dy dështojnë, mund të jetë Andy Ruiz Jr.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT