Friday, March 29, 2024
BallinaShowbizZbulohet arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprios dhe modeles 25-vjeçare

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprios dhe modeles 25-vjeçare

Camila Morone ishte vetëm 20 vjeçe kur u lidh me aktorin Leonardo DiCaprio.

Kjo romancë zgjati vetëm pesë vite, pasi sapo modelja mbushi 25 vjeç, u njoftua ndarja e saj me aktorin.

Në media u përfol se arsyeja e kësaj ndarje është mosha, pasi besohej se DiCapro i do të dashurat nën 25 vjeç, por burime për gazetën britanike The Sun kanë theksuar se ylli hollivudian donte që të krijonte një familje me modelen, por ajo nuk ishte e gatshme të sakrifikonte karrierën për dëshirën e tij, ndaj dhe erdhi ndarja mes tyre.

Aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor të 2017-ës.

“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte fëmijë ndërsa ajo karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që 16 vjeç, kur ishte në filmin “Bukowski” dhe nuk mund ta linte ëndrrën në mes”, shkruhet në The Sun.

Burimi theksoi se modelja është fokusuar në karrierën e saj si aktore dhe mendon se Leo, fituesi i çmimit Oscar, nuk bëri mjaftueshëm për ta ndihmuar atë të krijonte kontakte në Hollywood.

“Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë. Ai mund ta kishte prezantuar atë me njerëz dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT