Wednesday, July 9, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Fjalë të ndjera .

Barie Çupi-Fjalë të ndjera .

Fjalë të ndjera .

Herë lotej errësirës,si yjet pa hënë,
herë harlisej ditës,si një lule e brishtë,
netë dimri,mbi jastëk,shënime kish’lënë,
pendët lëshuar,mbi libra të mishtë.


Asgjë e gjithçka mësoi e njohu,
si përtoi kohës që ecte çalë-çalë,
e rrëmbente forca,por dellin ia ftohu,
kishte çfarë s’kishte,po çfarë ruante vallë?


Pse rrëmbehej pa e prekur si zemërndjerë,
e fundit melodi,ia shkërmoqi besimin,
qeshën,përqeshur,dashuruar ca të tjerë,
në arkëmbrëmjen e rëndë,kuptonte fjalimin.


Shputat e këmbëve,malcuar nga pesha,
rrëmbyeshëm shtyrë sonetave vonë,
gjoksit i kullonin dhimbje të lehta,
murose zemërimin,kështjellash i thonë.


Si fëmijë ca kuje e ulërima mbi plagë,
i shfryu vetëtimthi,i dogji nëpër letra,
në qark i kish mbetur,veç një mall i vrarë,
Lozte e shkurtohej delikate jeta.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT