Monday, May 20, 2024
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Dhurata që s’ blihet

Rudina Muharremi Beja-Dhurata që s’ blihet

Dhurata që s’ blihet

Sot, njëzet e katër orë të reja
dhuratë i ke prej të madhit Zot.
Malet me para,
as njërën prej tyre s’ do ta blinin dot
Përgjigja, dorës shtrirë,
letrës pa vlerë e të ngrirë do të qe:
“Zoti të dhashtë”!


T’ i marrim,
mirë t’i përdorim!
Pa i shpërdoruar në mllefe t’ kota e punë horrash,
në panairë korbash e sorrash!
Mbrapsh më nuk kthehen!


Vetëm në dashuri mbartnin,
dashuri pa hile,
paraja e gjithë botës do të vdiste zilie
E ora do të zgjatej,


pa fund do të zgjatej tek ngrohim një zemër të brishtë fëmije,
apo të një plaku që shuhet vetmive,
epur pritjeve të një fati kurnac
Për ca thërrime dashurie…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT