Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Lida Bashllari

Çaste poetike me poeten Lida Bashllari

NUK TA FAL

Nuk ta fal fjalën e thënë
Krahasimin pa kuptim.
Dhe pendimi nuk ka vlerë
Kur thellë shprehjes ka qëllim.


S’e kuptoj sjelljen absurde
Xhelozinë e marrë,pa lidhje.
Tek mendon të pavërtetën
Dhe një fund pa pikë e zgjidhje.


Vuan ndjenjën kot më kot
Dhe harron çfarë na lidh bashkë.
Gënjen veten si gjithmonë,
Me qëndrimin tënd të vrazhdë.


Nuk më tremb,por më lëndon
Egoizmi yt i egër.
Ti gabon por s’e kupton,
Me këtë histori të vjetër.


Ndaj s’ta fal fjalën e hidhur
S’e ti s’ke për të ndryshuar.
Sërish do ta bësh gabimin,
Por unë s’kam për të duruar…

KUSH MA PRISH GJUMIN E NATËS ?

Kush ma prish gjumin e natës
Dhe më zgjon nga ëndërrimet.
Tek më përshpërit ca fjalë
Mes reales dhe intimes ?


Kur më ledhaton fytyrën
Me frymëmarrjen më drithëron.
Zemra ime sa të ndjej
Sa dëshira më përzgjon.


Ti je ëndrra e një nate
Edhe zgjimi i një mëngjezi.
Emocioni më i bukur,
Zemra ty kështu të deshi.


Nuk mërzitem,madje dua
Që të më zgjosh ti ç’do mëngjez.
Nëse s’jam në shtratin tënd
Më mendo sikur të më kesh.


Që mëngjezet të rilindin
Me ndjesi të ëmbla shpirti.
Edhe netët të rimbyllen
Si kapitujt e një libri.


Me një histori reale
Në largësi ne e jetuam.
Me pasionin e një nate
Dhe dëshirën e shfrenuar…

MË MJAFTON

Më mjafton të të kem edhe kështu
Mes stuhirash xhelozie që i ndezin sytë e tu.
Dhe pse shpesh mërzitja jote nervozon
Prapë të dua,se je një në një milion.


Çuditërisht larg nga ti unë vuaj tepër
Sa herë malli më rrëmben të sjell më pranë.
Dhe dot shpirti nuk pranon një emër tjetër,
Të kam zemër,dashuri,gjithçka të kam…

KA DITË

Ka ditë që gjumi më është prishur
Ti vjen dhe më trazon në ëndrra.
Në shtrat vërtitem e besdisur
Sikur në trup më ngulen gjemba.


Më kot të shtyj që të largohesh
Të ikësh larg nga sytë e mi.
Por ti çuditërisht afrohesh
Dhe më pushton si një magji.


Ka kohë që netët më janë grisur
Dhe shfryj nga makthi dhe brenga.
Ohh shpirti im i arratisur
Ky malli yt ,ç’i egër qënka…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT