Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona- Mbase kjo letër që po të lë, ku i...

Pirro Minella Millona- Mbase kjo letër që po të lë, ku i dihet një ditë përsëri do të na thërrasë të jemi bashkë….

.Rastësia bën mrekullira. Ku i dihet mbase edhe Ne të dy një ditë përsëri do të takohemi në një pikë të përbashkët, mbase në lokalin e preferuar, ndoshta do të shkojmë dhe në plazhin e qetë, diku nga Jugu.

Atje ku Ne edhe u njohëm rastësisht. Ku humba ritmin e zakonshëm të jetës time. Kur bashkë u takuam atëherë humba dhe sensin e faktorit kohë, për Ne nuk kishte asgjë tjetër vetëm ndjenja dhe pasion.

Dhe çuditërisht nga ai moment, asgjë nuk u kthye në jetët tona si më parë. Të dy ndiheshim shumë të sigurtë në miqësinë tonë, në dashurinë tonë.

Kisha shumë kohë që në shpirtin tim nuk kisha atë qetësi që më ktheve Ti, atë siguri, tek Ty gjeta limanin tim të qetësisë.

Ndoshta një ditë do të jemi edhe më shumë të sigurtë.

Ta pasurojmë dashurinë tonë , por të jesh e sigurte, se asgjë nuk mund të fshij nga e kaluara jonë.

Unë do të pres, çdo buzë mbrëmje e në çdo fillim mëngjezi ashtu si pranvera vetë lulëzon dhe pret ata trëndafilat plot aromë.

Besoj se Ti, do të vish krejt papritur do të shfaqesh përsëri në atë në kafenenë e preferuar dhe do të hidhesh në krahët e mi, duke më përqafuar fort.

Ndoshta kjo ditë është e nesërmja plot diell …..

Të prita, më shumë se sa kisha lejen, tani po ulem në lokalin e fshehur, ku dikur rrufisnim çajin e ngrohtë dhe shkëmbenim ngrohtësinë e përqafimeve tona.

Po ulem të të lë një letër. Jam i sigurtë që do ta kërkosh, këtu në lokal, kur ta lexosh, do më ndjesh edhe më shumë se ato mbrëmje e strukur në krahët e mi.

E di që nuk të pëlqejnë frazat e gjata dhe të lodhshme.

Pak fare do të shkruaj do të përmbledh, vetëm në disa rrjeshta gjithshka, që kam për të nxjerre nga ky shpirt i plagosur.

Pastaj letrën grise në copra të vogla dhe sigurohu që të jenë në fundin e koshit..

Po nuk më ndjeve, mundohu të më harrosh, por të lutem kur të takosh dike të njohurin tonë të përbashkët mos i shpreh atij urrejtje karshi meje.

Për ulem para teje dhe të më falësh nëse rastësisht të kam lënduar pa dashje. E di që nuk të kam thënë ato fjalët e ëmbëla që kisha gjithmonë në mëndje, por para teje, ato më fshiheshin nga mëndja ime fluturonin dhe ishe Ti, që më zhytje në ëndërrime.

Këto ditë, që isha në qytetin tonë kam vajtur disa herë në ato vënde me kujtimet tona, i kam prekur të gjitha dhe të kam ndjerë pranë po me atë bukuri, që ishte dhe atëherë.

Ti ike, por edhe sot Unë habitem, se nuk e kam të qartë, kur erdhe, sa qëndrove dhe si ike ashtu. Por mua më duket sikur Ti je përgjithmonë brënda meje, sa afër shpirti tim dhe sa larg fizikisht e dashur.

….Shpesh më dhëmb brënda kraharorit tim, një dhëmbje, që vetëm i plotfuqishmi e mat intesitetin e saj.

Prandaj po ta lë këtë letër, që ta dish se jam me Ty, të më ndjesh si dikur dhe të më mendosh përsëri, qe të na afrojë ditën e takimit tonë……

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT