DITË TETORI 2022
U fsheh dielli në këtë ditë tetori.
Pemëve u mbërdhihën gjethet,
Lëkura e trungut nē rrullosje.
Rrabeckat trokasin të trembur mbi trung.
Njerëzit nëpër kafenetë
me zhurmë muzike që të trullos .
Nëpër rrugē makinat e shumtē,
karvanë i gjatē pa sinjal borie
Ky ështē mëngjesi i fillim javës
Dëgjohet grindja e reve tē sterrosura
Të shpresojmē të qetësohen,
” mos bëjnë hatanë”
.
Seç ka njē hije të rëndë kjo ditē sot ,
Por lulet nuk pyesin për asgjë,ato nē vazo janë të çelura .
Çfarë kontrasti;pemët të mbjella në tokë të zhveshura,…
Lulet në vazo,çdo ditë në lulëzim !
Të presim diellin të na grohë,me shiritat e të tij,të artë .
Mbase çlirohet nga mjegulla e reve tē inatosura .