Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritFetah Maliqi-KËRKESË PA ADRESË

Fetah Maliqi-KËRKESË PA ADRESË

KËRKESË PA ADRESË

Shkruaj një kërkesë pa adresë,
me lapsin grafik të harruar
në sirtarin e moteve,
sikur me ngjyrën e shpirtit,
nxjerrë nga fundi i kujtimeve.

Shtresuar sikur me gjakun
e do qenie parahistorike,
platitur në hirin e rizgjuar,
shpresës për të hyrë në parajsë.

E pyes lotin se mos vallë
di si të shkruhet pa numra
e panjohura e njohur,
kur në horizont valëviten

kojrilat e vonuar,
tek rrotullohen duke mbetur
të humbur në ngatërrimin
e stinëve të vitit me radh,

të cilat shkundën e pështillën
rreth e rrotull, derisa rrudhat
e thera palohen mbi lëkurën
time të regjur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT