Wednesday, November 30, 2022
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Vjeshtë në pyll

Lulëzime Malaj-Vjeshtë në pyll

Vjeshtë në pyll

Hedh supeve pylli, velin e florinjtë,
Rreze vjeshte baret nën drurë.
Ros’ e egër nëpër kënetë,
Gagarit mbi panjën e arrirë.


Flet’ e pemëve shkëputen,
Më bien supeve pirouette,
Si në meshë vjeshtës i luten,
Të shtroj’ qilimin e kuqërremtë.


Një deg’ e florinjtë përkulet,
Dhe shi fletësh bien prore.
Në heshtje pylli i përulet,
Diellit me dritë argjëndore

.
Drejt një shtegu që humbet,
Nga bar’ i dendur nën pemë,
Mështeknës si shandan në rresht,
I këpus një thupër t’bardhëllemë.


Shteg i verdhëz më çon tutje,
Ku koçimaret jan’ ndezur zjarr,
Emocionuar hapat hedh me ngutje,
Përtej boronicat me të kuq’ lar’.


Ja, simfoni ngjyrash platiten!
Lejlekët, foletë lën’ e mërgojnë.
Veç hëna me syn’ e venitur,
Kthimin e tyre ëndërron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT