Thursday, September 12, 2024
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Lotin lëshon në varg

Korça Bibjana-Lotin lëshon në varg

Lotin lëshon në varg

Portën e shpirtit hap poezia,
mbi fletën e bardhë
derdhet si dallgë


Gëzim mbartin
ndonjëherë vargjet,
shpirti ndër to
shpaloset me gaz


Ndonjëhere mbyt trishtimi,
skutave të vargut
fshihet shpirti


Shkruan pena
qetësohet pikëllimi,
lehtësohet vetmia,
zhduken sekretet
që dhëmbin shpirtit


Udhëtimin sentimental
ndonjëhere merr vargu ,
gjurmëve të një romance
të gjatë

.
Mbështillet mallit
shpirti ngarkuar
e lotin lëshon në varg

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT