…Mbasdite vone doli për kafe. Duke pritur të vinte porosia telefoni mbi tavoline u drodh lehtë. E kuptoi erdhi një mesazh.
Vështroi një moment telefonin dhe i shtyrë nga një ndjesi e largët e hapi dhe lexoi mesazhin.
“Më premtove që në vjeshtën e dytë do të vije stinët po ndrohen përsëri, vjen dimri i acartë”.
Duke rufitur ngadalë kafen e nxehtë i ktheu përgjigje:
“Më ka marë shumë malli, por edhe për të mbajtur fjalën që të kam dhënë”.
Nuk vonoi dhe përsëri dridhje telefoni:.
“Ti e di qyteti im përgatitet për dimrin e acartë është stinë e zahireve, eja ti shijosh qyteti ka veshur një petk të argjendë. Mos e humb rastin ta shijosh në shpirtin tënd”.
Të nesërmen ishte e shtunë ditë pushimi. U nis rrugen e kishte shumë të dashur të njohur, kushedi sa herë të shkelur në çdo stinë dhe në çdo moshë të tij.
Pas disa orë udhëtimi në mbasdite arriti. Kishte hedhur shtat muzgu i bukur i vjeshtës.
Mendoi të shëtiste njëherë në qytet të rikujtonte ato kohë dhe nostalgjinë e fituar ndër vite.
Mbushej me fryme ajër i pastër dëgjohej shushurima e ujit që rridhte diku poshtë në lumin në këmbët e qytetit,
Kudo kishte ngjyra të bukura, njerëzit që lëviznin nëpër rrugë, ngarkuar me mendime të bukura si vetë jeta e këtij qyteti.
Nxitonin për të kryer sa më shpejt punët para mbritjes së dimrit të ashpër.
Përshëndeste njerëzit dhe ata me buzëqeshje ja kthenin.
I dukej sikur ishte banor i këtij qyteti të vogël, por të dashur për të.
Hyri në rolin e gazetarit duke bërë reportazh me veten e tij.
“E dua këtë qytet se është i bukur, por e dua edhe më shumë se është qyteti yt, këtu çdo gjë lidhet me ty”- nxorri zë, kthehu kokën dhe e kuptoi që i foli asaj në heshtje.
Ecte poshtë pemëve dhe gjethet në këmbët e tij i uronin mirëseardhen.
Nxori telefonin dhe formoi numrin e saj.
Ajo qeshi me atë të qeshur që e çarmatoste gjithmonë, kishte të qeshur të çiltër të mrekullushëm.
-Më thuaj ku je? Edhe pak dhe këtu nis dimri dhe ti e di nuk dalim dot më vetëm kur të vijnë dallëndyshet që lajmërojnë pranverën.
Ndjeu që ajo heshti një çast dhe :
-Erdha…-dëgjoi zërin e ëmbël dhe mbylli telefonin.
I erdhi mirë që kuptoheshin kaq shpejt e në çdo fjale në çdo mendim.
Nuk vonoi dhe e pa që vinte nxitimthi. Fytyra e saj në sinfonomi me vjeshtën e artë, ngjyrë bronxi.
U përqafuan. E puthi në qafë, por nuk e lejoi të putheshin në buzë.
Kthehu koken rreth e rrotullu dhe me shpoti i tha:
-Është qytet i vogël për këto puthje të nxehta në mes të rrugës.
Duke e parë drejt në sy dhe shtrënguar duart e tij me duart e ngrohta të saj. Fytyra e saj e qeshur ndrinte e tëra nga malli i akumuluar për shumë kohe.
Shiheshin në sy dhe ata sy qeshinin ëmbël dhe më shumë qeshnin shpirtërat e tyre.
Aroma e saj ishte përzier me aromën e frutave të pjekura aq të bollshme për atë qytet.
Nuk ngopej dot me atë aromë. Me ngadalë i rregulloi flokët që era ja kishte prishur dhe duart rrëshkitën në faqet e nxehta, pak gushën fshehurazi, ajo i ndjente nuk kundërshtoi, por u mbështet në kraharorin e tij.
-Të pëlqen qyteti im- pëshpëriti ajo rrëzë veshit.
-Po çdo gjë e qytetit tënd që ka jet unë e dashuroj është bukur.
Ecën dhe pak ashtu të përqafuar deri tek shkëmbi madhështor.
Qëndruan u kthye nga ajo dhe me ton solemn sikur i recitonte vargje të një vjershe :
“Qënka vërtet mahnitës qyteti yt i veshur me petkun e vjeshtës, ka kaq ngjyra të praruara”
Ajo e shikonte qeshte. Ndjente qetësi në shpirtin e saj, një siguri të brëndëshme të ëmbël.
Ca pika shiu ranë…
-Nxitojmë, pas pak këtu fillon rrebeshi-kishte trishtim në zërin e saj.
Ajo buzeqeshi gjatë dhe ju mbështet mbi sup përkëledhëshëm.
Po e shikonte me ëndje të madhe, i dukej se kështu kishin për vite e vite me rradhë, u përkund si në një ëndërr të madhe të bukur.
U kthye ja mori fytyrën mes duarve dhe puthi buzët, aq të bukura të kuqe të fryra ju duken si frutat e pjekura të qytetit të saj të bekuar..
Ndjeu trupin e saj që avullonte, aromë vjeshte nga gjoksi i saj, aromë jete, aromë frutash të pjekura…
U ulën në tavernën e vetme të qytetit të pagëzuar me emrin e gruas së Pirros të Epirit..
Ishin në një qoshe me ndriçim pak të zbehtë, rrinin pranë njëri tjetrit ngrohtë.
Shiheshin në sy, mendonin për tërë këtë kohe larg njëri tjetrit, ëndërronin njëlloj dhe kishin të njëjtën dëshirë e pasion.
-Ikim?- i pëshpëriti lehtas në vesh- kam bërë goxha rrugë e di që më pret dhomëza jote e ngrohtë, mos të humbim çastet.
Jashtë koha ishte e pastër, shiu ja kishte lënë vëndin yjeve që i përgjonin nga lart dhe mundoheshin të kapnin çdo gjë e pëshpëritur rrëzë veshit të saj.
-Qyteti im është i vogël, e shikon nuk ka më njerëz rrugëve-tha me kokë ulur ajo.
-Qyteti yt është i vogël, por me shpirt të madh, se është bujar i pret e përcjellë miqtë, duke i respektuar shumë.
-Është pak ftohtë- asaj ju drodh shtati.
…..Ai e pushtoi në krahët e tij dhe nxituan për në strehëzën e tyre të ngrohtë të përgatitur me kujdes për stinen që kishte ndryshuar në qytetin e vogël….
Ishte vjeshtë e tretë, dimri kishte trokitur në portat e qytetit….