S’jam….
Nuk jam një yll
por yjet i dua ,
Jam veç thjeshtësia
që fle e zgjohet në mua ,
me copat e zemrës
e n’heshtje t’shpirtit ,
qëndroj pa zë, por të gjithë i dua.
Si n’akarjum ashtu e mbyllur
dashuroj gjitha yjet në univers,
ata që dritë e mirësi më falin,
dhe mërzinë ma mbytin,
yje që rrokullisen tek unë pa interes.!