Tuesday, January 31, 2023
BallinaLajmeMbyllet pika kufitarë në Merdare

Mbyllet pika kufitarë në Merdare

Në pikën kufitare në Merdare një kilometër brenda territorit të Serbisë janë vendosur barrikada nga serbët lokal.

Gazetari i RTK-së i cili gjendët në pikën kufitare në Merdare, Fazli Veliu ka thënë se tashmë pika kufitare në mendare është e blokuar, sepse siç tha ai, brenda territorit serb dy kilometra është vënë një barrikadë.

“Ata kanë vendosur në rrugën një Traktor me disa drunj. Janë afër 20 persona të cilët nuk lejojnë të kalohet rruga”, tha Veliu duke shtuar se nuk po lejohen as veturat e asgjë tjetër të kalohet për në Kosovë.

Ai ka thënë se autoritetet e serbe të vendosura në pikën kufitare në Merdare kanë shkuar në vendngjarje  dhe se janë duke negociuar që të lirohet rruga.

Ndërkohë, Veliu tha se edhe Policia e Kosovës nuk po lejon që veturat nga Kosova të kalojnë për në Serbi.

“Për momentin pika kufitare në Merdare ëshë e mbyllur dhe nuk lejohet tashmë as hyrje e as dalje në këtë pikë”, tha Veliu, duke shtuar se janë krijuar kolona të gjata në territorin e Serbisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT