Friday, April 26, 2024
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-VAJ NË TELAJO

Rudina Muharremi Beja-VAJ NË TELAJO

​-për nënën-

Symbyllur pikturoj portretin tënd, nënë,
e hapat magji më kumbojnë në mendje,
loti memec mbi buzë tek rrokulliset,
dhimbjen tek lidh me një fjongo shprese…

Shfaqet mbi telë imazhi yt prej ëndrre…

Si një Mona Lizë me syrin e zhveshur,
qepallat lodhur në të gjatët dimra,
pafundësi enigmash mbi buzën e heshtur…
Brymë përmbi flokë, brenda një mijë ngjyra….

Frymon siluetë e imazhit tënd prej ëndrre…

Duart e arta bashkuar në lutje
tek pret alkimitë e filizave mbjellë
honit, monopatit, përtej oqeanit,
vetëm atëherë buzëqeshja jote çel.

Avitet ëmbëlsisht, imazhi yt prej ëndrre…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT