Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritMomente poetike me vargjet e poetes Lindita Prenga

Momente poetike me vargjet e poetes Lindita Prenga

Kërkova me sytë e mendjes rrezediellin sipër reve
reve të tranuara nga përplasjet mes veti.
U ndesha me ulërimat e tufës së ideve
Ideve të parashtruara në trazimet e tërmeteve.


U përplasa me arkitekturën të pa arkitekt
në çdo hap që dallgëve ju dola përballë.
Vetë koherentja nuk kishte strateg
të di çdo thotë dallgë kur mbushet me mallë.


Lulebora e dashuruar me shkreptimat e qiellit
Hokatare gjer në palcë e valles së mrizit.
Më shpall dyluftim si në bjeshkë si pranë detit
thujani qe nuk humbas jam e dashura e diellit.

Para ca muajsh mora një vendim madhor
nuk di ta shpjegoj në ç’anë bëra peshë.
Të fundit cingare në paketën rrodhë
e dogja me një frymë e bëra njëherësh eshkë.


Pasaj u largova kujtimeve të shkuara
kohës kur buzëqeshja ishte krejt çiltërsi.
I ndava udhëkryqet në drejtime të caktuara
e unë gurë kufiri mu në mes përsëri.


Se di sa herë ju gëzova shkelqim-dritës
asaj ku me cingaren kisha gjetur qetsi.
Ato çaste përhumbesha zhgandrrave të jetës
ndoshta ngushëllohesha e gjitha në brendi.


Të fundit cingare ka kohë që e kam zhdukur
në humnerën me britma të epshit të ndjesisë.
Njëherësh e hodha në vargun e strukur
në çdo shkronjë të lexohet çmenduria e kthjelltësisë.


Nëse më shumë do kisha dashuraur cingaren
do kisha mbetur përjetësisht në fluturim.
Do thoni ju mos e lexoni këtë të marrën
çfarë din, çfarë shkruan, mos e këndoni poezinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT