Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-GRIMCA KUJTESE Tregim

Brixhilda Dede-GRIMCA KUJTESE Tregim

Ishte një telefonatë e pa programuar mes melankolisë së asaj mbrëmjeje me shira të vrullshëm.

Ndërsa pregatitesha për të shkruar një tekst shkollor pasi shkoja në disa kurse pas mbarimit të shkollës së lartë, për kualifikim më të ngritur në rast punësimi.

Ngrita telefonin, ishte një mike e nënës sime e cila më propozoi të filloja punë si mësuese italishteje në shtëpinë e pionerit.

Ulur receptorin e atij telefoni të rëndë prej bronxi të përzgjedhur nga babai im si koliksioner antikash, kisha marë njëkohësisht vendimin për të shkuar.

Ishin vitet e para të demokracisë dhe tepër e vështirë të punësoheshe pasi ekonomia ishte shkatërruar plotësisht.

Të nesërmen e veshur tepër serioze por dhe njëkohësisht mjaft bukur e me finesë, veti të cilën e kisha trashëguar prej nënës sime u paraqita në godinën e madhe e cila ndodhej në fund të qytetit.

Në dhomën e pritjes u mblodhëm gjithë personeli, drejtori, nëndrejtoresha, mësuesit ku u bë prezantimi midis nesh si dhe ndarja e klsave.

Mora nxënësit e mij dhe hyra në klasë.Në ato momente nuk doja të mendoja për rrogën tepër qesharake për të cilën kishim diskutuar më parë, por e pashë si një fillim të karjerës sime.

E pashë në sytë e atyre fëmijëve që shkëlqenin dhe fytyrat e tyre të qeshura e tepër kurjoze për të hyrë thellë shikimit e kapur edhe të pakapshmet.Krijesa plot jetë, gjallëri, ëndrra.

Atë ditë vendosa mos bëja mësim, por njohje.

Mes disa fëmijëve u prezantova dhe nipin e mësueses time të dashur ruse Jordankës.

Fëmijët u ndihen tepër të lumtur në praninë time, lexohej në fytyrat e tyre plot dritë.

Ndiher mirë në atë ambjent pune, përveç detyrës sime përkujdesesha shumë për ta edhe pas mësimit.

Shumë fëmijë kishin prindërit në emigrim, jetonin me gjyshërit të cilët nuk mundeshin shpesh ti mernin prej shkolle dhe kështu i çoja deri në një farë zone.

Shiu i tërbuar i asaj dite më detyroi të marr

nën çadër dy fëmijë për ti shoqëruar. Gjatë rrugës vura re një burrë trupmadh me kapelen e xhakaventos hedhur mbi kokë dhe një shenjë në faqe si prerje.

Kuptova se po më ndiqte gjatë gjithë kohës dhe prej ankthit u skuqa në fytyrë.

Nuk dija ku do të dilte kjo gjendje, në rrugë nuk ndodhej frymë njeriu.

Njëra nga vajzat që shoqëroja duke parë se më ishte tharë buza dhe herë skuqesha e herë zverdhesha u shpreh,

Mësuese mos kij frikë ai që po na ndjek është babai im.

U lehtësova pak dhe i thashë;= Atëherë pse nuk shkon ta takosh?

Prindërit e mij janë të ndarë, përgjigjet vajza dhe ai nuk ka të drejtë të më takojë kur të dojë.

Nuk kishte mbaruar akoma fjalën vajza kur arriti gjyshi i saj, më falenderoi dhe rrëmbeu i frikësuar vajzën, mbase nga frika për të mos ja marë ish dhëndri,..

Ndërsa unë vura çadrën nga krahu tjetër për të parë fytyrën e atij të panjohuri.

Shiu rridhte bashkë me lotët e tij.

Në takimin e ditës së dytë mungonte njëra prej nxënseve të mija, pyeta fëmijët e tjerë ku ndodhet? Më thanë hyri në kishë, kështu vepron ç’ do ditë shkon merr lekë prej aty për të blerë diçka të ngrënshme.

Hyj brenda në kishë dhe detyroj vajzën me përulje të linte lekët aty ku i mori.

Vajza filloi të qante duke thënë se kjo ishte mënyra me të cilën jetonte.

Nxora prej portofolit disa të holla dhe ja lashë në dorë, duke i përkëdhelur flokët.

Përgjatë rrugës vajza më tregoi se para ndarjes së prindërve kishte parë skena të cilat i kishin mbetur në kujtesë nga keqtrajtimi i nënës së saj prej të atit dhe përfundoi bisedën duke hedhur lotët rëke se kur të ritej nuk do të dëshironte të martohej e krijonte familje,..

U ndjeva shumë keq nga fjalët e kësaj vajze tepër të plagosur dhe bisedova me të afërmit e saj si dhe miqtë e mij për t’ ju dhënë ndihma e parë ekonomike dhe psikologjike.

Ditët kalonin dhe ndiheshim si një familje e madhe, të bashkuar dhe me mendimin e lirë mundeshim të përballonim të gjitha vështirësitë.

Por ashtu si koha, njëherë diell dhe një herë breshër, më vjen parasysh ai fëmijë të cilin e quaja të shkathët e më të hedhur prej të tjerëve.

Ishin kohët kur zyrtarët kishin të drejtën të godisnin fëmijët me gabimin më të vogël që mund të bënin,..

Më ishte e pamundur të shikoja ato veprime pa llogjikë por në të njëjtën kohë ndihesha e pafuqishme për ti ndaluar.

Ato skena më detyronin të ndaloja orën e mësimit dhe të ktheja ambjentin në një orë humori për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre.

Pas dy orësh mësimi kishim arrotur në orët e kontrollit ku drejtori nuk vinte në klasë për të dëgjuar thjesht mësimin shoqëruar me kandidatë të tjerë,..

Ishte freskia dhe bukuria e moshës atëherë,.. tërhiqej, prej syrit mashkullor.

Kjo dukej në mimikën e fytyrës tek zmadhonin sytë dhe orë orë haroni se duhet të mbyllin gojën .

Përpos këtyre ndjenjave fisiologjike e njerëzore.

Ndjenja më e bukur që na pushtonte ishte shkruarja e poezive për fëmijë dhe kompozimi i tyre për festival.

Megjithëse edhe këtu sahati i orës së Pragës ecte çkurdisur pasi fituesi i çmimit të parë ishte ç’ do vit drejtuesi i organizimit të festivalit, pavarësisht krijimeve të mbrekullueshme të paraqitura.

Po afronin festat me varfëri por edhe buzëqeshje.

Ishte 7 marsi i mrekullueshëm i asaj dite, kur sapo hyra në klasë të gjithë nxënësit më erdhën pranë dhe më pushtuan fort në kraharor.

Lotoja prej gëzimi dhe ata bashkë me mua me një dashuri të sinqertë e të pastër fëmijnore.

Teksa mora rrugën drejt katedrës pashë se nuk kishte vënd për të mbështetur libër,

Ishte mbushur gjithë trëndafila shumëngjyrësh.

Një nxënëse më pyeti;

Dije në familje po diskutonim për ju mësuese, nuk di në jeni e fejuar apo jo?

Do të kishim dëshirë të të bënim nuse të familjes,..

Në klasë plasi gazi dhe e qeshura e pakontrolluar,..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT