Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritZyra Ahmetaj-DRITARJA

Zyra Ahmetaj-DRITARJA

Një dritare mesatere, në kullën time,
pranë së cilës mbillnim lule ermirë,
mi dritsonte sytë; mundte errësirë.


Sa dhimbje, ta shoh ashtu të vetmuar!
Për vite të tëra me ka shoqëruar
pamja e pjesshme; me rreze jetësuar.


Brënda një katrori,veç nga një dritare,
shihja nëpër stinë, natyrën reale.
Ah, më brofte zemra në fusha dhe male!


….Bëja ski në dimrin e ftohtë me borë,
nëpër shi, me çadër shkoja në shkollë;
degëve të blerta të kumbullës,qëndroja si zog…
.
Botën e shihja dhe e gjeja në libra.
Dashurinë e ndjeja nga prindërit dhe familja.
Përpiqesha; luftoja të ngrihem dhe të dilja……..


Të braktisja dritaren; doja më shumë dritë!
Ti lëshoja dhe ti prisja tufat me bagëtinë;
të ecja me këmbët e mija çdo ditë……..!


Të rëndja pas punës dhe dashurisë,
të merrja rrugën e dijes me dritë;
të ecja, të vrapoja, pa u ndal asnjë ditë…..!


Akoma i shoh fëmijtë e xhaxhait,
ashtu të ëmbël, rrush duke kokrruar;
më vjen zëri i prindërve nëpër punë munduar.


Më vjen zëri i kumonve të bagëtive,
sa herë që lëshoheshin dhe ktheheshin shtëpive.
Më vjen zëri i ndonjë miku, në derë kur thërriste.


Më vjen gëzimi i prindërve për bijat,
kur vinin me mbesat e ëmbla dhe nipat
dhe gjallërohesh plot ëndje shtëpia.


Tani të shoh dritarja ime e vyer,
dritën tënde e çmoj përjetësishtë.
Dhe e ndryshkur, më je e shtrenjtë, e mirë.


Më je mallë, i shenjtë, i pa shuar,
më je kujtim i rinisë time të lënduar;
më je përjetësishtë, dashuri e dritëzuar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT