Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritSheqere Sina-ZOTI ËSHTË SHPETIMI IM

Sheqere Sina-ZOTI ËSHTË SHPETIMI IM

ZOTI ËSHTË SHPETIMI IM

Je mërzitur vallë, çfarë brenge ke?
apo në shpirtin tënd, e varfër je?
A mos ndoshta të mungon dikush?
që pa atë person, ndjehesh askush


Ti je e lënduar, po kush të ka zemëruar,
qe ne zemër ke plagë e ndjehesh trishtuar?
Bëj durim derisa të shërohet ajo plagë,
Zemra e plagosur, fuqinë saj të marrë!


Mos u dëshpëro nga fjalët kurrë,
por forcoje zemrën dhe bëje gur!
Kur je mërzitur, nëse do qetësim,
Merr Kuranin, dhe bëj një lexim!


Lutu aty dhe bëj një betim,
Se aty në zemër do gjesh shpëtim!
Lutu e falu me shpirt e me mend,
se Allahu është me besimtarët
në çdo kohë e në çdo vend!..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT