Wednesday, December 4, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Në fshat

Gjelina Maçi Keci-Në fshat

Në fshat

Ajo ish një fundjavë bukur e lulëzuar prilli
Me mbesën për dore u nisëm në fshat,
Kishte kërshërinë e madhe si trilli
Për kafshët në natyrë kishte merak

.
I ramë te dyja fshatit rreth e qark
Po prekte faunën e pasur të dikurshme,
O Zot sa keq kish mbetur fare pak
Kudo shëmti dhe pamje e palakmueshme.


Vetëm dy dele në fushën e gjerë kullosnin
Pranë lumit një kalë, gomar e ca miza varg,
Në një oborr ca pula, një gjel këndonin.
Një tufë zogjsh fluturonin në qiellin e paanë.

Në sytë e mbesës pashë habi e interesim:
Gjyshe, pse shoh kaq pak kafshë në fshat?
Unë më shumë po shoh në «a-pad»-in tim
Oh nuk kisha ç’i them për këtë kohë të mbrapshtë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT