Tuesday, December 3, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiTeuta Beqari Osmani-Disa nga thëniet e mia!

Teuta Beqari Osmani-Disa nga thëniet e mia!

Disa nga thëniet e mia!

Në rast se bukuria është spontane tek mua, po ashtu edhe origjinaliteti është baza që depërton në shpirtin tim!T.O

E papritura është më e bukur se sa e pritura me padurim!T.O

Përditë më ndodh që të më përplasen njerëz përballë që s’kanë dashur shoqërinë me mua ,…ndofta ndryshe duhet menduar për këta të verbër! Sa keq!!! T.O

Një fjalë e mirë, një përshëndetje, një buzëqeshje me dashuri, me sinqeritet, gëzon shumë zemra të plagosura!T.O

Ndodh që përballë një ekrani të vogël të shoh një botë të madhe!T.O!

Dashuria për fëmijët është thesar i pazëvëndësueshëm, pasi ndjehesh më njeri se qënja vet!T.O

Bota është e vogël, por për disa truri s’ua nxë!T.O

Vet koha vërteton periudhat e ngjara, në po të njëjtën kohë e ardhur.T.O

Mos më pyesni sa shkollë kam, por sa kam vuajtur në jetë.T.O

Njeriu të vret atje ku të dhëmb, kafsha të kafshon ku të gjej.T.O

Prova më e vështirë në jetë, të jesh vetëm.T.O

Lotët e sinqerta, janë shi për kohën me Diell.T.O

Kurrë nuk kam tentuar për fatin, kur e di që ka një Zot .T.O

Vuajtja në jetë është më shumë se një profesion me shkollë.Profesioni është një rrugë e jetës, por jo rrugët që të ofron jeta.T.O

Shpërblimi nga të tjerët, nuk është më shumë se sa një borxh .T.O

Një grua nikoqire, nuk është kurrë e keqe në moralë.T.O

Sa isha e pasur, kisha ndere por dhe telashe, kur I fala të gjitha, humba dhe gjurmët .T.O

Përrallat, janë ngjarje e shumëdubluar.T.O

Një njeri që e konsideroj si Zot, është më shumë se dashuri.T.O

Shpirtin nuk e mbulon as dheu!T.O

Ju më tregoni kulturën, kur unë jetoj me kulturën.T.O

Derisa kuptova që jam emigrante, paguaja dhe erën, por kur u ktheva në vendlindje, nuk gjeta as derën.T.O

Një shkrimtar duhet të shkruaj me hollësi jetën e vet me sinqeritetin e tij, dhe me gjuhën e mëndjes.T.O

Qenin e mund ta lidhim, por jo burrin.T.O

Po nuk dhe, nuk merrT.O

Duhet ta kesh profesion të regjësh lëkurën e kafshës, por në radhë të parë, duhet të regjësh, lëkurën e njeriut (të vetes) T.O

Mund të jesh e modës, por jo moderne.T.O

Mund të jesh e kohës, por jo e kohës që s’e ndjen! T.O

Mund të ngopesh me një lugë, por dhe të mbytesh me një gllënjkë.T.O

Gjuha e gjarprit, jo vetëm të vret, por e të helmon.T.O

Një gjuhë e folur rëndë, nuk të lehtëson…!

Por ajo e folura ëmbël, të mban pendë.T.O

Shpesh nuk i bindem njerëzve, por Zotit.T.O

Ai që të jep mësimin, nuk harrohet kurrë!

Ai që të ushqen, dhe të mban! T.O

Fëmija, bën gabime të pafajshme,

I rrituri, I bën qëllimisht.T.O

Ai/Ajo që dashuron vërtetë, dhe xhelozon me dashuri!T.O

Ai që shpif, ka takuar djallin.T.O

Ç’është njohja?!

Përveçse një përfytyrim! T.O

Perëndimi nuk ekziston, por kthimi në anën tjetër të Kozmosit!T.O

Për një gjurmë dhelpre, zhubrose gjithë hartën!T.O

Ju flisni për të paqënën, por ja që ekziston përderisa flisni për të.T.O

Ndodh që hija ime nën dritën e hënës, të jetë e shumëfishuar, por muza është e njëjta, pasi reflekset janë të gjithanshme!T.O

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT