Thursday, March 28, 2024
BallinaSportMessi drejt Arabisë Saudite

Messi drejt Arabisë Saudite

Lionel Messi mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Ylli argjentinas më saktësisht mund të nënshkruajë me klubin Al-Hilal.

Për këtë siguron emisioni sportiv spanjoll “El Chiringuito”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 35 vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin saudit, i cili ia ofron atij 350-400 milionë euro në vit.

Messi me këtë rast do ta kishte rival përsëri Cristiano Ronaldon, nëse ky i fundit nuk largohet nga Al-Nassr.

E Messit në ligën elitare të Arabisë Saudite mund t’i bashkohen edhe dy veteranët e Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Ndërkohë, vazhdojnë të qarkullojnë zërat për një rikthim të mundshëm të Messit në Barcelonë, por interesim për të ka shprehur edhe Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi i ka prishur punët përfundimisht me Paris Saint-Germainin dhe do të largohet pas pak javësh nga Franca pasi do t’i skadojë kontrata me klubin parisien

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT