Saturday, July 27, 2024
BallinaNgjyra jeteTeuta Beqari Osmani-Lëmi në Kamëz!

Teuta Beqari Osmani-Lëmi në Kamëz!

Lëmi në Kamëz!

Lëmi në Kamëz!

(Vëndlindja ime)

Tek Lëmi i Kamzës ku kam punuar provizore në muajt e Verës, me znj Nevreze Palamanin (tezen e timshoqi brigadiere, dhe me Florikën brigadiere).

Sa kujtime të bukura janë, megjithëse isha 16-vjeçe nxënëse e shkollës së mesme, që në vitin e dytë e më tej.

Në atë kohë gjatë viteve 1982-3-4, ishte kohë e grurit tek shihej thekra, kallëzë e grurit bio si një ar i florinjtë, me një shije që i merrnim në gojë farat e kallëzës së grurit dhe i përtypnim detisa na mbetej në gojë si çumçakiz

Ishte kohë e artë për mua si fëmijë e rini, ishim të gjithë njësoj pa komplekse, pa xhelozira apo zili me njëri tjetrin, pa strese për jetën, me një shpirt dhe mëndje të pastër me shoqërinë dhe miqësinë, aq më shumë me familjen, motra e vëllezër, me nënë e babë, kishim respektin e njeriut sagllam, respektonim njlëri-tjetrin, në një kohë që nuk kthehet kurrë mbrapsht, kohë që nuk përsëritet më.

Ishte kohë ëndërrash për jetën, në bazë të forcave të secilit të punës që i përkiste në bazë shkolle, profesionesh, zanatesh, e kriteresh. Siç nuk kish asnjë pa punë, të kënaqur me mënyrën e jetesës që ndoshta, unë si vajzë Kamze e për atë moshë që isha, më dukej jeta ndryshe si një ëndërr, jo si tani që çdo gjë është shpërbërë e shpërndarë, si peshqit pa ujë, të shpërndarë ane e kënd botës, mes harresës, mosmirënjohjes, dhe largësisë.

Në atë kohë ishte mjalti mjaltë, gruri grurë, buka bukë, dhe fjala fjalë.

Kamza ishte një vënd blektoral, bujqësor dhe industrialë.

Në Kamëz gjeje punë me meritë dhe me shkollën bazuar profesioneve dhe zanateve, një vënd që kish aktivitete artistike e kulturore, Pallatë Kulture, kinema, shkolla fillore, tetëvjepare, të mesme, Universitetin Bujqësor në Kodër Kamëz. Kishte çerdhe, kopshte, ambulancë, maternitet, ekdperimentin, muzeun historik, banga valutore, frutikulturën, blektorinë, ofiçinë, bujqësinë, me fusha të gjëra e të gjata, të mbjella me grurë, misër, e perimkulturën, pemëfrutore, frutikulturën, kish Radiostacionin, si dhe një bazë ushtarake afër shkollës.

Kish linjë autobuzi, në çdo 20 minuta, Kamëz-Tiranë, Kamëz -Valias, Kamëz -Insitut- Tiranë, etj.

Kamza vëndlindja ime e dashur!

Që e kujtoj me shumë mall, me mbresa të paharrueshme, aty ku ëndërroja, aty ku gjurmët i lashë që foshnjë e lindur dhe e rritur me kulturë qytetare mes njerëzve të dashur.

Aty ku punuan prindërit tanë, me djersën e ballit pëllëmbë për pëllëmbë në tokat e Kamzës, në shira e në baltra, në diell e në vransira, sikurse babai me traktor, nëna punëtore me shat e lopatë në bujqësi, e më vonë derisa jetuam në atë kohë, ku ish vetëm (një qeveri, një parti,)të pafajshëm, të munduar, por me zemër të pastër, e me djersën që mbante erë njeriu i ndershëm .

Babai dhe nëna ime që jetuan që të rinj në moshën 26 vjeç babai, e 16 vjeçe Nëna, bërën familje me 5 vajza të lindur e rritur në Kamëz me shkolla e zanate, me nder e me respektin ndaj shoqërisë, vëndit dhe punës.

Ishim familje që mbahej në gojë për mirë nga banorët e Kamzës si një familje e madhe dhe e respektuar.

Sikurse me respekt të ndërsjelltë ua kthenim të gjithëve pa përjashtim si banorë të Kamzës.

Kamza, një vënd që e lakmonin të gjithë nga qytetet e fshatrat përreth saja, një vënd që shijohej nga rinia mbarëkombëtare nëpërmjet shkollave e konvikteve, të ardhur nga të gjitha vëndet brënda Shqipërisë.

Kamza që shihej me syrin e pëlqimit, për bukurinë natyrore, të plepave anës rrugës që ish një linjë e vetmër rrugore, nga Jugu në Veri, me ato bukuritë e tarracave teksa zbrisje për në Qëndër Kamëz.

Kamza mbahej fillimisht si fermë, pastaj si Komunë e si Bashki, e si Qytezë, që përmblidhte fshatrat përreth, si Domjen, Lsknasin,, Çerkezën, Bathoren, Valiasin etj, por tani si një qytet më vete.

Kamza që më parë kish banorë me vite të tëra e dekada të njëjtët, por nga ‘90-ta e më vonë nuk janë më si banorët e Kamzës së hershme, por të ardhur nga Veriu e shpërngulur aty në tokat e kodërkamzës, si një pyll me drurë të shtrëmbër e jo si dikur, njëherë e njëkohë me tarraca të krehura bukur nga gjelbërimi e të mbjellave, para 90-ës!

Kamza, që do ta konsideroja si një vajzë fine me bukuri fizike, me trup e paraqitje, me shpirt e mëndje mprehtë, me kulturë e sjellje, me edukatë e mirënjohëse, me tabanë me këmbë në tokë, me syrin pish e më ëndrra të realizuara, me fjalën e ëmbël në gojë e me vepra dhe me talente të lindura nga vet natyra e frymëzuar.

Ndaj më lindnin idera dhe frymëzimet të shkruaja hartimet dhe diktimet që në tetëvjeçare, në mënyrë të përsosur tek e “dashuroja dhe adhuroja” me pasion letërsinë , gjuhën dhe shkrimet e mia.

Kudo që të lexohesha e nga çdokush, nga bashkëmoshatarët e mi, e nga mësuesit e mi, shkrimi im, idetë dhe talentet për krijim dhe vizatim, do mënjanoheshin për t’u paraqitur e lexuar përpara klasave A, B, C -së në tetëvjeçaren dhe në të Mesmen, e viteve 78- 84!

Kamza fryma ime që në lindje, në gjurmime të një jete të bukur, plot pasion e të mbushur me kujtime e vepra, sa një botë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT