Saturday, July 27, 2024
BallinaSport“Nuk jemi këtu thjesht për hakmarrje”, Guardiola është i qartë: Për ta...

“Nuk jemi këtu thjesht për hakmarrje”, Guardiola është i qartë: Për ta fituar Champions duhet të mundësh Realin

Mançester Siti do të tentojë këtë vit të eliminojë Real Madrid, por jo për t’u hakmarrë për sezonin e kaluar. Ky është mendimi i Pep Guardiolës i cili një ditë para ndeshjes ndaj madrilenëve në “Santiago Bernabeu”, ka theksuar se ekipi i tij po e sheh këtë sfidë të dyfishtë vetëm si rrugën drejt finales, pasi dueli i vjetshëm i përket të kaluarës.

Hakmarrje? Nuk kemi nevojë për motivim, jo më shumë. Kemi luajtur mirë në të dy ndeshjet në vitin e kaluar, por nuk jemi këtu për një “hakmarrje”. Jemi thjesht për të tentuar një finale, asgjë më shumë. Nëse insistojmë, një ditë do t’ia arrijmë,. Madridi e di me saktësi se çfarë duhet të bëjë në këtë kompeticion. Me 80%-90% janë të njëjtët lojtarë, në të dy krahët. Ajo që di unë është se gjithçka do të vendoset në Mançester.

Shikoni, për të fituar këtë kompeticion, duhet ë mundësh skuadrat më të mira. Dhe Real Madrid është më i miri në këtë kompeticion. E ka treguar në dy dekadat e fundit. Në vitin e kaluar, në ndeshjen e parë, bëmë një lojë të shkëlqyer. Në ndeshjen e kthimit nuk ishte e shkëlqyer, por luajtëm mirë dhe nuk mjaftoi! Ndaj duhet të urojmë Realin për këtë gjë dhe tani ja ku jemi përsëri.

Kur mbërrita te Siti mendoja se do ta fitoja, përsëri dhe përsëri ky është mentaliteti im. Do të provojmë përsëri. Por nuk do të më pëlqente që të qëndroja në një ekip i cili fiton një herë Ligën e Kampioneve dhe pastaj zhduket në kampionat dhe kalon 10 vite duke dështuar. Jo, duhet të jesh i ekuilibruar. Kërkojmë të bëjmë diçka njëlloj si Real Madrid, Barcelona apo Liverpuli, të jemi gjithmonë këtu. Ky është një klub i shëndetshëm. Unë jam një tifoz i Barcelonës dhe Barcelona vonoi derisa arriti në një finale. Gjithçka është një proces dhe rëndësinë më të madhe e ka qëndrueshmëria”, tha Guardiola para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT