Friday, July 26, 2024
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Dola në lëndinë

Gina Xhaferaj Kapaj-Dola në lëndinë

Dola në lëndinë

Dola sot në një lëndinë
O, sa bukur dita shkoi!
Thashë të ulem e të rri
Pranë bilbilit që këndon.


Sa e bukur ishte lëndina
ishte shtruar si qilim.
Zemrën dehte lumturia
si ylberi tej në brinjë


Atje vete hap më hap.
e lë prapa gjithë mërzinë
Këmbë këmbë u ngjita lart.
Piva ujë në një burim.


Ishte ulë e pinte ujë
Një bilbil me zë të rrallë
Këngë e re më erdhi në buzë
Jeta mori gaz të madh.


Pastaj nisën të merrnin male
Herë vetëm a dy e nga dy
Një bilbil e një sorkadhe
Dukeshin si çift i ri

Si është ndërtuar kjo jetë
shpend e kafshë si njeri
Veç të dish ta jetosh mirë
Do të ndjesh shumë kënaqësi


Lisat lart bënin kurora
Lulet kishin hijeshi
Kryqëzoheshin aroma
Zot, or zot, ç’mrekulli!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT