Friday, June 2, 2023
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-Natali, po emrin tënd do ti vë mbesës time të...

Pirro Minella Millona-Natali, po emrin tënd do ti vë mbesës time të të përjetësoj edhe Ty mikja ime ….!!!”

Natali, po emrin tënd do ti vë mbesës time të të përjetësoj edhe Ty mikja ime ….!!!”

…..Na ndau largësia mikja ime, por dashurinë që kam për Ty nuk na e largojnë dot, ajo ka rrënjë të thella në shpirtërat tanë.

Po e vërtetë edhe une jam dakort që mbesa ime po qe se më lejojnë do ti vë emrin tënd Natali..!!

Të të përjetësoj Natali!!.

E meriton mikja ime aq e mirë, aq me vlerë.

U njohëm në kohë të vështirë thamë shumë kërkuam pak nuk realizuam asgjë.

Kjo qënka e thënë për Ne të dy.

Fatit nuk i shpëton dot. Por tiparet e tua i ruaj thellë në kasafortën e shpirit tim. Aty nuk e rreh as tufani i acartë as poshtërsia e njerëzve që na ndanë Ne të dy në lulëzimin e dashurisë tonë.

Aty jemi Ne të dy. Ajo fytyrë fisnike pak e hequr me një buzëqeshje të hollë dhe me sytë që të shkëlqejnë aq shumë.

I njoha sytë e tu ata sy dhe sa fort u dashurova me ata sy.

Vetem Unë dhe Zoti e di.

Sytë e tu të bukur kishin magjinë brënda tyre për mua, kishin aq zjarr e mall për mua.

Nuk harroj vështrimin e tyre, të atyre syve të tu aq të thellë dhe aq të pakuptuar kurrë nga Unë.

Sa herë ndjeja vështrimin e syve të tu aq herë ndihesha ndryshe më i kompletuar dhe ngrohtësi brënda meje merrja..

Ata sy mbetën në shpirtin tim dhe nuk mund ti shkul aq rrënjë kishin hedhur, kishin krijuar shtratin e tyre..

Në vështrimin e pakuptimtë zbulova jetën tënde deri në qelizën më të hollësishme në ata sytë e tu zbulova atë pasionin e përvëluar për pak dashuri, por ndjeva dhe pikëllimin e thellë që kanë ata sy, atë pikëllim që nuk e ka askush tjetër vetëm syte e tu e shprehin .

Ata sy herë më shikonin rëndë nën qepallat e rënduara, herë sytë e tu ishin tepër të madhërishëm aq sa Unë ngelja pa marrë frymë.

Por sytë e tu kishin brënda dhe vuajtjen tënde fatale atë të dashurisë tonë të humbur.

Sytë e tu kudo më kanë shoqëruar dhe Unë i shikoja e rrija i përhumbur brënda tyre shumë herë mahnitesha nga ata sy.

Natali, sa herë kam vështruar sytë e tu aq herë kam ndjerë tronditje të thellë në shpirtin tim.

I adhuroj aq shumë sytë e tu sa është e pa mundur mos të derdhë lotë të nxehtë për ta….

….A mundet valle mbesa ime të ketë sytë e tu Natali….??!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT