Tuesday, March 19, 2024
BallinaVitrina e libritFatmir R Gjata-Pashë vallen tënde

Fatmir R Gjata-Pashë vallen tënde

Pashë vallen tënde

Kërceje këmbëzbathur përmbi yje
që digjeshin nën lëkurë si thëngjij
dritsoje si një ëngjëll perëndie
në një botë të ëndërruar pa kufij.


Dhe vije rreth e digjeshe ngadalë
krahëngritur buzëqeshje e trishtuar
këndoje por stë ndjeva asnjë fjalë
veç tinguj në një gjuhë të ngatërruar.


Pashë sytë e tu e nisa të besoj në zot
zinxhirët thellë i ndieva gjer në mish
dhe mbeta duke ngatërruar dje e sot
duke ngatërruar ç’ka është e çfarë ish.


Ndaj këngët si dëgjoj më me dëshirë
dhe s’ngrihem asnjëherë e valle s’mar
ca vargje shkruaj kur është natë e mirë
e dridhem siç bëjnë telat në kitarë.


E dridhem kur mendoj në një zemër
që brithte këmbëzbathur përmbi rërë
duke ecur pa adresë edhe pa emër
duke besuar edhe shpirti dridhet tërë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT