Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritPerparim Dida-E " DUA " poeteshën !

Perparim Dida-E ” DUA ” poeteshën !

E ” DUA ” poeteshën !

E dua poeteshën…pse të gënjejë,
më rrëmben brenda vargut të saj.
Në njërën poezi gëzimin e ndjejë,
në tjetrën befas më mbush me vaj.


Ajo të ëmbël e ka vargun e fjalën,
mbeti në vargje poete virgjëreshë.
Më prekën fjalët ta ndjeva zemrën,
më sjellë në poezi dimër e vjeshtë.

Luan ti poetesh me ndjenjat e mia,
më ngrin në akull, më shkrin në ujë.
Ma rrëmbejnë zemrën poezitë e tua,
e këtë dashuri unë ja rrëfejë gjithkuj.

E dua shumë at’vargun tuaj të bukur,
nj’atë muzë të bukur shpirt ma ndjen.
Vjen drenush me varg e ikën si flutur,
tuj lundruar muzës them dua poeten.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT