Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Pranvera e Majit.

Mimoza Eliona Osmani-Pranvera e Majit.

Pranvera e Majit.

I hipa kujtimet ,në varkën e mendimit,
i lash të udhëtojnë, në një “det’ tjetër,
mbase , brigjeve imagjinare të trillimit,
veç mos të kalojnë , vijës së vjetër…


Pranverë e pa qëndrueshme muajit të Majit
më ka lodhur kjo re e përditshme gri,
mbi shpinë të stinës ,qesh ndjenja e fajit
që diellin fshehu, dhe ra ky shi

.
Më tepër ngjan me vjeshtën stinë,
po shpirti im, ka sy në ballë…!?
Sa varka ikin , aq varka vijnë,
me pika shiu, mbushura mall …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT