Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-BIJA E DIELLIT

Gjelina Maçi Keci-BIJA E DIELLIT

BIJA E DIELLIT

Ajo është e bukur, lozonjare, ëmbëlsirë.
E njeh dhimbjen njerëzore gjer në asht.
Shpirtin e ka si kopsht me trëndafilë.
E gjen gjilpërën e vogël edhe në kashtë.


Ai flen i qetë pranë frymës së saj,
Ajo, e pagjumë bën dialog me hënën.
Kur shikon yjet, lumturohet si zanë,
Se ai me siguri ia ka marrë zemrën.


Atje në botë të saj e fton diellin,
Mëngjesit të vesuar i dhuron ëmbëlsi.
Ajo është dashuruar me jetën, me qiellin,
Shpejton ditës t’i falë vetëm mirësi.


Habitet ai, se ku e merr gjithë këtë forcë,
Në sy e shikon, e don me gjithë shpirt.
Nuk e din që femra është qënie e forte,
Kështu ai nga ajo merr gjithnjë dritë.


Ajo sydiellta gëzon dhe kur bie shi,
Me shpirtin luftarak kalon çdo mur,
Bija e diellit është mbushur me dashuri,
E shpërthen në ngjyra si zambak në gur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT