Sunday, July 21, 2024
BallinaKulturëBesiana Mehmedi soliste në operën e parë kosovare 'Goca e Kaçanikut'

Besiana Mehmedi soliste në operën e parë kosovare ‘Goca e Kaçanikut’

Artistja e njohur Besiana Mehmedi, përmes llogarisë së saj sociale, ka njoftuar se do të jetë soliste për të interpretuar rolin e Plakës në operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi -1978,  që do të vihet në skenë në nëntor nga Opera e Kosovës, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

“Privilegj, nderë e kënaqësi që jam vlerësuar maksimalisht nga anëtarët e jurisë në krye me emrin e madh të skenës operistike, regjisorin dhe profesorin e nderuar Nikolin Gurakuqi për të interpretuar rolin e Plakës në Operën e parë kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi”, ka shkruar ndër të tjera Mehmedi.

Paraqitja ime në këtë rol do ti dedikohet shpirterisht babit tim Qaniut i cili parreshtur kontriboi, luftoi dhe besoi në idealin e jetësimit të institucioneve të Kosovës sonë te lirë dhe ëndërronte që një ditë të jem pjesë e Operës së Kosovës- si institucioni më i rëndësishëm kulturor që po ngritet fuqishëm në shtetin tonë”, ka theksuar tutje Mehmedi.

Postimi i plotë:

Soliste në „Goca e Kaçanikut“ opera e parë kosovare, Rauf Dhomi -1978 që do të vihet në skenë në nëntor nga Opera e Kosovës!

Te dashur miq! Po ndaj me ju rezultatet nga shpallja  oficiale e Ministrisë se Kulturës së Republikës së Kosovës për audicionin e mbajtur me datë 04 shtator! Privilegj, nderë e kënaqësi që jam vlerësuar maksimalisht nga anëtarët e jurisë në krye me emrin e madh të skenës operistike, regjisorin dhe profesorin e nderuar Nikolin Gurakuqi për të interpretuar rolin e Plakës në Operën e parë kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi! Falemnderimet me të sinqerta për bashkëpunëtorin tim të pandashëm në çdo rrugëtim profesional Shkelzen Baftiari dhe për familjen time që më mbështet pa rezervë në çdo hap! Paraqitja ime në këtë rol do ti dedikohet shpirterisht babit tim Qaniut i cili parreshtur kontriboi, luftoi dhe besoi në idealin e jetësimit të institucioneve të Kosovës sonë te lirë dhe ëndërronte që një ditë të jem pjesë e Operës së Kosovës- si institucioni më i rëndësishëm kulturor që po ngritet fuqishëm në shtetin tonë!
Suksese të gjithë kolegëve artistë që janë pjesë e kësaj shfaqje dhe tërë stafit drejtues e artistik për këtë sipërmarrje gjigande e të rëndësishme!
Na priftë e mbara!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT