Tuesday, February 11, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-RRENA PËRHAPET SHPEJT

Murtez Asllani-RRENA PËRHAPET SHPEJT

RRENA PËRHAPET SHPEJT

Dikush një rrenë lëshoi
atë shpejt e përhapim
është si për çudi
fjalën kurrë s’e matim.

Fjala e merr dhenë
dhe njerëzit hutohen
kujt t’i besojmë sot,
kur rrena lëshohen.

I pari të dytin
e rren ndër sy,
shpeshherë na gënjejnë
mua edhe ty.

Ç’u bë me njeriun
që veç rrena lëshon,
ndërsa të vërteten
fare pak e çmon.

Mos i beso askujt
pa e parë vetë,
sa shumë rrenacakë
paska në këtë jetë .

Ik nga gënjeshtari
se edhe ty t’mëson,
të thuash ndonjë rrenë
dhe ti shumë gabon.

Rrena shpejt zbulohet
dhe del në shesh,
po ti ç’do të bësh
do t’biesh n’hundëlesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT