Saturday, September 7, 2024
BallinaLajmeMoti sot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore

Moti sot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu të përziera me borë. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve  për reshje bore, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT