Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-EJA...TI QË PO VONON!

Ylli Pollogati-EJA…TI QË PO VONON!

EJA…TI QË PO VONON!

Sytë, me ngjyrë loti i ngjeva
Dhe mbi zemër,
Dashurinë e vërtetë shkrova
Ku si flakë, shpirtit digjet.


Nuk doja të ishte e ikshme,
si vazhdë varke, ujit
Ditëve, sytë ja lipja si sy përpirës, ku brënda zemrës,
perëndinë e shoh.


E bukur!
e thjeshtë!
Si degët e një peme
Ku më mbulojnë,
Si i zgjuar atij kurimi të
paharruar.


Ajo, tek unë lartohet
ngadalë, si nga një përgjumje e gjatë dimri.
Gjoksit të saj, rrahjet e zemrës time vesh i mbaj,
Dhe ditët, orët në pritje, viteve i thërmova.


Eja, ku je…?
Ti, që kaq shumë po vonon
Për këtë ëndërr i pashuar mbetem.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT