Friday, February 23, 2024
BallinaLajmeLiberalizimi i vizave – Numër i madh i fluturimeve janë paraparë për...

Liberalizimi i vizave – Numër i madh i fluturimeve janë paraparë për muajin janar

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, tregojnë se në janar do të ketë numër të madh të fluturimeve, e rrjedhimisht do të ketë edhe numër më të madh të udhëtarëve.

Në këtë rritje të numrit të fluturimeve duket se ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, në një deklaratë për Telegrafin tha se pothuajse çdo vit shënohet një rritje e numrit të fluturimeve.

“Në çdo vit kemi një trend të rritje së numrit të fluturimeve, prandaj nëse e krahasojmë janarin e vitit 2023 me atë të 2022 kemi pasur 21.43% më shumë udhëtarë në vitin 2023. Po ashtu edhe numri i fluturimeve ka qenë në rritje. Sa i përket parashikimeve për muajin janar, do të kemi rritje si në numër fluturimesh, po ashtu edhe në numër udhëtarësh, sepse jemi në kohën e festave dhe po ashtu do të mund të udhëtojmë pa viza”, u shpreh ajo.

Ndryshe, liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë për qëndrime afatshkurtër si ato turistike apo vizita familjare disa herë brenda vitit, përderisa nuk tejkalohet numri i ditëve 90 brenda periudhës prej 180 ditësh.

Për të udhëtuar pa viza duhet:

Pasaportë biometrike;

Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit;

Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hoteli apo vendit ku do të qëndroni;

Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;

Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;

Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare;

Liberalizimi i vizave nuk ju mundëson punësimin, shkollimin apo studimet.

Po ashtu, në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa viza, pasojat personale përfshijnë; shqiptimin e gjobës financiare, shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT