Poetët u bëjnë magji , magjive…
Shtrëngojë si guacka, kapakët e syve,
dhe heshtja më flet ,se dhimbjet m’i di ,
poetët u bëjnë magji ,magjive
dhe jo më lotin, melodi …
Më rrodhën ashtu ,si miq të pa ftuar,
kitarën e zemrës ,më lagën me vesë,
por tingulli i shpirtit, s’është varg i dështuar,
është malli jehonë, i syve të zezë…
Si pikat e shiut, më ranë mbi kitarë,
dy lotë ,si dy nota ,tek bëjnë melodi,
s’ja them asnjeriut ,që s’shuhet ky zjarrë,
askush s’më beson, që s’pyet për shi…