Friday, February 23, 2024
BallinaLajmeHiqet kufiri i dyfishtë me Maqedoninë e Veriut

Hiqet kufiri i dyfishtë me Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, ka bërë të ditur se Kuvendi ka ratifikuar dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Kosovën nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe data-bazë të përbashkët.

Sipas tij, një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellë, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Evropës.

“Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë ndërkufitare. Kuvendi ratifikoi dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe data-bazë të përbashkët. Një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellë, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Evropës”, ka shkruar Grubi në Facebook.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT