Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-A E HUMBËM NJËRI -TJETRIN

Violeta Kadriu-A E HUMBËM NJËRI -TJETRIN

A E HUMBËM NJËRI -TJETRIN

Në petalet e shpirtit,
ta shkrova një letër,
për një yll të qiellit,
që dikur në shpirt më ra,
trëndafilkuqi që për ty mbolla,
dashuri imja e vjetër,
në kopsht a po të lulëzon ma,
apo krejt është tha?!


Ah, sa të kam dashur,
veç unë dhe një Zot e di,
sa herë zemrën ma ke fryrë e plasur,
e prapë të zezën ktheja n’ bardhësi,
por, kur një ditë një zog më cicëroi ndër sy,
se në krahët e jetës një tjetër ke,
shumë më lehtë do ta kisha,
gjallë të zhytesha nën dhe!


A e harrove flladin,
shiun ylberor t’ pranverës,
si munde ta harrosh zhegun,
puthjet tona të verës,
bashkë me gjethet e vjeshtës,
kur amshimin përqafonin mbi dhe,
acarin e dimrit tek fërfëllonte,
e me prush dashurie e shkrinim ne?!


Kur më shihje në sy e më shtrëngoje,
me mallëngjim rinie sa të doja,
kur” Përgjithmonë do të të dua”,
më thoje e të thoja,
tani “ kuqloshet” tona,
kanë veshur petkun e zi,
vallë, unë a të humba,
vallë, a më humbe ti?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT