Për secilin fliste në fshat,
se ca nga ca ikën urtë e butë,
të tjerëve u dukej se fliste përçart,
por fjalët e gjyshit ishin si fjalë e urtë.
Do vijë dita, kur fshati s’do bëjë më përpjetë,
bukuria e tij do na iki nga sytë,
mbi fshatrat tona do bien rrufetë,
do të braktisen nga ne përditë.
Edhe pse fshati ish hambari dikur,
për fjalët e gjyshit tregojnë edhe sot,
në fshat më s’vihet gurë mbi gurë,
fshati, veç kujtime të falë dhe më bënë të derdh lot.