Konti i Durrësit, qe Tanush Topia,
Ishte guximtar e i bukur gjithashtu,
Tragjike do të ishte për ‘të dashuria,
Sepse rrëmbeu, Helenën Anzhu.
Helena, qe bija e Robertit të parë,
Nga Anzhuinët e Francës princeshë
E mbesa e Karlit, mbretit të Napolit
Që zbriti në Durrës, nga një rrebesh,
Ajo, nga italia qe nisur për tjetër gjë,
Me një princ bizantin do të martohej,
Por fati tragjik, në Durrës stuhia e lë,
Me princin Tanush, do të kurëzohej,
Aventurë e rrezikëshme për të dy,
Që shumë shtrenjtë do t’u kushtoj,
U dashuruan shpejt sa u panë me sy,
E njëjta histori, siç ndodhi në Trojë.
Por prej Helenës, Troja shkatrrohet,
Ndërsa Durrësi, kishte qenë më me fat,
Nga i dërguari i mbretit ai kërcënohet
Por Tanush Topia, shumë nuk i’a zgjat.
Dhe Helenës i bënë thirrje të kthehej,
Ajo me princin Tanush qe dashuruar,
Ndryshe nuk kishte pse të rrëmbehej,
Dhe s’ju bind fjalëve që kishin dërguar.
E mbas një viti atyre u lind një djalë,
Qe një frut i kurorëzimit të dashurisë,
Ndërsa e pagëzuan me emrin Karl,
Si gjyshit, mbretit të Napolit e Siçilisë.
E mbas një viti nga prindërit u ftuan,
Që të vinin në Napoli për t’u pajtuar,
Që të merrnin edhe djalin i kërkuan,
Por Tanushi se mori, kishte dyshuar.
Me një anije të dy, në Napoli arritën,
Qe një pritje madhështore, me gosti,
Por i ati i Helenës, atë që s’e bëri ditën,
I masakoi në gjumë, brënda në shtëpi.
Vepër makbethiane, temë e Shekspirit,
Që e tronditi shoqërinë dhe mesjetën
Por në fshehtësi do t’i mbahej të birit,
Kur të rritej, do e mësonte të vërtetën.
Edhe Karli i vogël, i mbrojtur po rritej,
Nga agjentët e mbretit, s’kishin besë,
U bë njeriu më i fuqishëm, për të flitej
Një kont arbëror, me pak gjak frances.