Thursday, June 13, 2024
BallinaLajmeAksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës, një i vdekur dhe një...

Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Skivjan të Gjakovëës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar, derisa njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Këto informacione i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT