Tuesday, December 10, 2024
BallinaVitrina e libritJahe Fida-N'burg nuk mbahet dot liria!

Jahe Fida-N’burg nuk mbahet dot liria!

N’burg nuk mbahet dot liria!

( Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit )

Si dikur në ditë të luftës
Dorë për dore rrinë shtërnguar
Edhe sot në Gjykatë t’ Hagës
Krenar janë duke qëndruar.

Jemi krenarë për UÇK-në
Krenar jemi për veprën tonë
Për trimat që luftën bënë
Në çlirim të vendit tonë.

Sa herë vendi t’ketë nevojë
Prap do jemi në ballë t’luftës
Pushka jonë shqip do këndoj
N’ballë e n’zemër plumbin BUSHTRËS.

Mund t’na mbani në qeli
Ju gjygj’tarë të padrejtësisë
Prap ne ndjehejmi krenari
Për qëndresën ndaj Sërbisë.

N’ballë të luftës dje qëndruam
N’krye t’sajë prap do qëndrojmë
Dje me gjakë lirinë fituam
Si me le jetën dhurojmë.

Kot e keni ju t’pa ftyrë
Prokuror e gjygjtarë t’Hagës
Historinë s’mundeni me e nxirë
M’su shqiptari në mes t’flakës.

Stërnip jemi t’Skënderbeut
Bashkëluftëtarë t’Adem Jasharit
Jeta jonë n’shërbim t’Atdheut
Ecim n’gjurmë të LEGJENDARIT.

Mund t’na mbani në burg t’zi
Më të fortë bëhemi ne
N’burg, jooo, s’mbahet dot liri
As rrobëruar s’rri Atdhe.

As coptuar kombi ynë
Nuk pranojmë kufi mes veti
Të bashkuar SHQIPTARINË
N’vend do shkojë amaneti.

Atëhere me të madhe
Do thërrasim: Bac u kry
Shqiptaria do hedh valle
N’ballë FLAMURI KUQ E ZI!

UÇK-ë është vet liria
Krenar ne që e krijuam
Tmer prej sajë barbaria
N’sajë të luftës ne FITUAM!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Adelina Pali-ATDHEU IM

Donike Rrethej -REBELJA !