Një botë e tërë e fshehur në ty
Mrekulli e pavdekshme, kudo te dërgon
Me cdo rresht që lexoj,më lartëson
Në faqet e tua, mendjet me te shquera frymojnë
Krijuan kryevepra që ne me to të rrojmë
Libër i pavdekshem ,mik i njohur
Që faqet e tua do t’i këndoj per jetë
Te mbledh e të lexoj me zërin tim te ndrojtur
Por shkronjat e tua e ngrisin zërin vet
Të dua o libër se ti je ushqim i mendjes
Që mban të gjallë shpirtrat dhe lexuesit
Me ty ndizen zemrat dhe harrohet vuajtja
Sepse tek ti gjendet e verteta dhe çlirimi
Pa ty nuk do te rronte as njerëzimi.