Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritSahit F. Osmani -NËN MASKËN E DASHURISË

Sahit F. Osmani -NËN MASKËN E DASHURISË

NËN MASKËN E DASHURISË

Në çastet më të ndritura të jetës sonë
diçka mashtronte djallëzisht që t’na rrëzonte,
nën maskën e dashurisë trokiste në zemër,
fatet e fshehura lidhur me shpresën kërkonte.


Ne merrnim frymë ngrohtësisht pa u ndruajtur
nga pesha dhe ndërthurja e së keqes,
pa iu trembur rrezikut që na kanosej
i qaseshim kohës, pa rënë në kurthin e tyre.


Mushkëritë të ajrosura nga fryma e jetës
na i hapnin rrugët nga ndikimet djallëzore,
për dashurinë flisnim lirshëm me gjuhën e zogjve
Harroheshim nga brishtësia, kalonim në mbidashuri,
që e keqja jetës kurrë mos t’i trokasë,
me fisnikërinë e sjelljes mposhtnim çdo ashpërsi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT