Monday, May 20, 2024
BallinaSportBayerni mposht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Bayerni mposht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Bayern Munichu ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Arsenalin 1-0 në ndeshjen e dytë, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar portën e Gunners, por që ishin pafat.

Në minutën e 25-të, Jamal Musial krijoi rastin e parë serioz, por që David Raya ishte i vëmendshëm.

Gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë krijuan po ashtu rastin e parë me anë të Martin Odegaard, mirëpo as ky nuk e befasoi Manuel Neuerin.

Edhe Gabriel Martinelli (32’) tentoi ta befasonte legjendën e Bayernit, por që sërish ky i fundit ishte në nivelin e detyrës.

Arsenali vazhdoi të tregonte më shuam nga loja, por që dy skuadrat kishin një paraqitje të barabartë në këta 45 minutat e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Leon Goretzka lëshoi një rast të sigurt, pasi goditja e tij me shkoi në shtyllën e majtë.

Por, në minutën e 63-të, Joshua Kimmich e ndëshkoi Arsenalin, duke realizuar me kokë në portën e Rayas.

Skuadra mysafire nuk tregoi shumë në minutat e mbetur, ndërsa mbrojta e Bayernit u tregua solide.

Në gjysmëfinale, Bayern Munichu do ta pret fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, që ka shkuar në vazhdime.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT