MË MUNGON
Me puhizën e lehtë të prillit
Udhëtova sot shtigjeve të heshtura
të dashurisë
Perëndimi i diellit qëndronte
në vargun tim
E më sillte puthjen e zjarrtë
që ma dhe ti.
Ky fllad më ringjalli ndjenjat
e humbura
Mendja e ngazëllyer fluturoi
me cicërimat e zogjve
Drejt udhës së yjëzuar
Për të ardhur tek ti.
Buza e etur për puthjen tënde
Zemra rri pezull e çastit magjik
Dashuria ma dogji shpirtin
A do të ketē për mua gëzim?!…
Çdo ditë notoj me lotin tim
Zhytur në mendime
kur ti më mungon
Më jep dritë
Më ngroh me diellin e zemrës
Anija ime të lundroje
në valët e qeta të shpirtit gjithë ngazëllim
E zëri yt me flet ëmbël
E dashur je me mua në çdo çast.