Monday, October 7, 2024
BallinaSportKjo është lista finale e Shqipërisë, 8 kosovarë pjesë e kuqëzinjëve për...

Kjo është lista finale e Shqipërisë, 8 kosovarë pjesë e kuqëzinjëve për EURO 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.

Pas fitores në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, tekniku brazilian ka vendosur për 26 futbollistët që do i marr me vete në Gjermani.

Janë saktësisht tetë futbollistë nga Kosova që i janë bashkuar kuqëzinjëve, për EURO 2024: Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Amir Abrashi e Ylber Ramadani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Medon Berisha, shkruan Reporteri.net.

Portieri Simon Simoni nuk do të jetë pjesë e listës, por do të udhëtojë drejt Dortmundit me skuadrën dhe do të qëndrojë në kampin bazë me ekipin gjatë Europianit.

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Kujtojmë që Shqipëria në fazën e grupeve do të luaj kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT