Saturday, July 27, 2024
BallinaSportSylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

Mirlind Daku nuk luajti asnjë minutë në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, ku për këtë ka folur përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho.

Ai ka treguar se e kishte në plan ta aktivizonte Daku ndaj Azerbajxhanit, për 20 apo 30 minuta.  Sylvinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka thënë se zëvendësimi i Berat Gjimshitit dhe Mario Mitajt ia ndryshuan planin.

“Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet. Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT