Sunday, June 23, 2024
BallinaVitrina e libritARJANA FETAHU GABA-ZËRI I DRIDHUR I BABAIT

ARJANA FETAHU GABA-ZËRI I DRIDHUR I BABAIT

Të dridhur e kishte zërin sot babai,
Dhe çehren e kishte jo të mirë,
Si mal të rendë ngrysyr vetullat,
Dhe buzën pak të mpirë.

Dhe pse ma fshehu atë mërzi,
Çdo venë kur I lëviz, ja njoh,
Dhe syve të bardhë nga pleqëria,
Lotin nën retinë ja shoh.

E pyeta si je dhe shqisave sikur u dha një forcë,
Ndërsa buzëqeshjes I dha pak ngjyrë,
Ekrani I telefonit mu drodh në dorë,
Dhe unë e “tradhëtova” po me fytyrë.

Vetëm të jeni mirë më tha,
Për mua hiqeni atë merak,
Kuptova që e vuante mallin,
Dhe ky ishte I vetmi shkak.

Të njëtën brengë e mbaj mbi shpinë,
Dhe si një çantë e sjell vërdallë,
Ndaj brënda meje një lëmsh  m’u mblodh,
Një lëmsh që quhet mall.

Do të vi baba, të premtoj,
Do të presim bashkë këtë vit të ri,
Kuptova që përpara tim eti,
Unë prap kam mbetur po ai fëmijë.

Qamë të dy në heshtjen tonë,
Dhe çasti mori tjetër kuptim,
Tani kam nevojë të qaj me zë,
Tani kam nevojë për një përqafim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT